La fshatin për Parlamentin, rrëfimi i ‘Neomalësores’: Nuk e mendoja se do më zgjidhnin! Jam e zhgënjyer nga Kuvendi

La fshatin për Parlamentin, rrëfimi i ‘Neomalësores’: Nuk e mendoja se do më zgjidhnin! Jam e zhgënjyer nga Kuvendi

Dy vjet më parë emri i Marjana Koçekut do të lakohej në median shqiptare dhe atë botërore, mes tyre “Financial Times”, për faktin sesi një vajzë e sapodiplomuar jashtë Shqipërisë kishte zgjedhur të kthehej në rrënjët e saj.  Agroturizëm “Neomalsore”, një bujtinë e vendosur buzë Liqenit të Komanit u kthye në një atraksion turistik, e bashkë me të, Marjana. Vajza e cila e kujton një fëmijëri plot ngjyra, aventura e ëndrra që lundrojnë mes Shkodrës, maleve e lumenjve të Dukagjinit, pasi preku nga afër jetën – tani nën detyrën e deputetes ka vendosur të çojë në parlament zërin e mijëra banorëve të zonës që besuan tek ajo.  Në një intervistë për revistën Bordo, pa humbur asgjë nga thjeshtësia që e njohin të gjithë, Marjana rrëfen jetën e saj të re: me zgjimet e hershme,...