Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Romë, përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen 16 marrëveshjet dhe memorandumet mes Shqipërisë dhe Italisë
Në Romë u zhvillua mbledhja e parë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama u ulën ballë për ballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili. Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra. Nga kabineti qeverisës Rama katër morën pjesë 11 ministra. Në ora 14:00 parashikohet shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e ka parë draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit. Për të vijuar tek Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme. Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon...