Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tre lëvizjet që pritet të bëj PD në protestën e së hënës, gazetari jep detajet
Gazetari Ardit Hoxha, në një lidhje live nga selia e Partisë Demokratike këtë të enjte ndau disa nga detajet për mënyrën se si Partia Demokratike do të zhvillojë protestën, e cila do të organizohet ditën e hënë, para Kryeministrisë, në orën 18:00. Sipas tij, PD po shkon drejt një lloj radikalizimi të qasjes dhe aksioneve të saj, bazuar në paralajmërimin që erdhi ditën e djeshme nga Berisha, i cili e cilësoi si “foltore përpara Kryeministrisë”. “Edhe në Komisionet parlamentare, PD e ka ashpërsuar retorikën e saj dhe ka paralajmëruar protesta të vijueshme, përveç asaj që do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, përballë Kryeministrisë. Do të nisë një lloj konsultimi, komunikimi me bazat e strukturës së PD, për të realizuar brenda këtyre javëve një...