Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kushtetuesja shuplakë “mashës” së Edi Ramës, rrëzohet Llagami dhe Begaj, hapet rruga e Asim Vokshit për në Gjykatë
Dështojnë tentativat e kryeministrit Edi Rama për të kapur Gjykatën Kushtetuese përmes “mashës” së tij, presidentit Bajram Begaj. Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami dhe ata që fshiheshin pas saj (media pranë qeverisë, kryeministri Rama dhe presidenti Begaj), bënë një luftë të pistë që ajo të emërohej me patjetër në Kushtetuese, por tentativat kanë dështuar, pasi gjykata iu ka dhënë atyre një shuplakë të fortë. Pas largimit nga KLGJ, Llagami kandidoi për anëtare të Kushtetueses. Por në fund nuk ja doli të zgjidhej për vetëm një votë. Vakanca ishte e Gjykatës së Lartë dhe në votimin final Llagami mori 8 vota pro, ndërsa një u shpall e pavlefshme sepse kishte dy shënime. Ligji parashikon që kandidati duhet të marrë 9 vota, mirëpo...