Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“A je ti bashkë-kryetar, atëhere çfarë k***”, Rama shpërthen në ulërima në telefon (Video)
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Romës ditën e sotme ku po mbahet aktualisht mbledhja e parë mes dy qeverive të dy vendeve. Rama është filmuar teksa zhvillon një telefonatë me tone kërcënuese ku dëgjohet teksa bërtet me të madhe. Siç shihet në videon e publikuar, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS. Burime jozyrtare pretendojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Damian Gjiknuri, por kjo nuk është konfirmuar. Tonet e përdorura nga Kryeministri lënë të kuptohet për tensione të brendshme dhe përplasje për drejtimin e situatës politike brenda partisë.