Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Një fjalor me sharje dhe mallkime, Edmond Tupja sjell librin e tij të fundit në Panairin e Librit: Ja përse vendosa ta botoj
Me nisjen e Panairit të Librit në Tiranë, një nga zërat më të njohur të gjuhësisë shqiptare, profesori Edmond Tupja, ishte i ftuar në studion e News24, ku foli për botimin e tij më të fundit, një vepër unike që rendit dhe analizon sharjet dhe mallkimet në gjuhën shqipe. Profesori Tupja, i njohur për kontributin e tij në fushën e leksikologjisë dhe për qasjen e drejtpërdrejtë ndaj fenomenit gjuhësor, theksoi se edhe fjalët e forta, pavarësisht kontekstit, janë pasqyrim i realitetit të gjuhës dhe kulturës popullore shqiptare. “Fjalorët duhet të pasqyrojnë shprehjet që përdoren, dhe ndër më të përdorurat janë sharjet e mallkimet. Më duhet të përgëzoj autorët e fjalorëve dhe leksikologët për punën e tyre, sepse në të gjithë fjalorët që kam konsultuar për...