‘Rama, kreu i sipërmarrjes së inceneratorëve’, Berisha: Zoto e Mërtiri prestanome, mbulojnë pronarin

‘Rama, kreu i sipërmarrjes së inceneratorëve’, Berisha: Zoto e Mërtiri prestanome, mbulojnë pronarin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe tha se ai qëndron pas kompanisë se inceneratorëve “Integrated Energy BV SPV”. Berisha tha se Zoto dhe Mërtiri janë prestanome. “Ka pasur gjtihnjë debate se kush qëndron prapa sipërmarrjes Integrated Energy. Kemi paralajmëruar se Zoto dhe Mërtiri janë thjesht shpifat për të mbuluar pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje. As shpenzimit në total të 400 milionë euro dhe dështimit absolut të “Integrated Energy BV SPV”, pas mungesës totale të djegësit për tiranën, pas mosfunskionimit të llamarinave të instaluara në Fier dhe Elbasan kjo ndërmarrje është e paprekshme. Ndërmarrja është Rama me të tjerë. Zoto dhe Mërtiri janë thjesht prestanome“, tha Berisha.