LIVE! Nis mbledhja e qeverive Itali-Shqipëri, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare

LIVE! Nis mbledhja e qeverive Itali-Shqipëri, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare

Ka nisur përpara pak minutash në Romë mbledhja e përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë.Takimi i parë i këtij formati, që për Edi Ramën është një ditë krenarie dhe historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë. Pas takimit mes dy delegacioneve dhe atij “kokë më kokë” mes Ramës dhe Melonit, do të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume, që televizioni Klan ka mësuar se mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike, si: Bashkëpunimi strategjik G2G në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit; Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme; Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional; Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit...