Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqipëria si vend për prodhimin e filmave nga studiot e huaja, Jorgji: Ky moment është vendimtar
Shqipëria, e parë si një vend për prodhimin e filmave nga studiot e mëdha kinematografike ndërkombëtare, buxheti për QKK, përmirësimi i ligjit shqiptar për kinematografinë, investimet në kinematë në vend dhe një sërë çështjesh të tjera në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Kryetari i QKK Jonid Jorgji në komisionin parlamentar, ku u zhvillua seanca dëgjimore për diskutimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026” në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e veprimit në kohë për të shfrytëzuar momentin vendimtar në të cilin gjendet vendi ynë, e parë si një vend për prodhimin e filmave nga studiot e mëdha filmike ndërkombëtare. Ai tha se studiot ndërkombëtare po shohin Evropën Juglindore si një alternativë e duhur për t’u...