Në prag të nisjes së protestave/ Berisha-Blushi takim ‘kokë më kokë’, çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Në prag të nisjes së protestave/ Berisha-Blushi takim ‘kokë më kokë’, çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi po zhvillon një takim me kreun e PD, Sali Belisha në selinë blu. Takimi po zhvillohet me qëllim koordinimin e aksionit opozitar, pasi të hënën në orën 18:00, PD dhe aleatët pritet të mbajnë një protestë para kryeministrisë. Vetë Berisha, i cili ka folur mbi këtë aksion, ka thënë se Kuvendi do të zhvendoset të hënën para Kryeministrisë. Pritet që opozita të ngrejë platformë ku do të mbahen fjalime nga deputetë të opozitës, por edhe qytetarë. Këtë të enjte nuk ka Kuvend për shkak të javës së gjelbër, ndërsa seanca plenare e radhës do të mbahet ditën e hënë. Opozita thotë se do të protestojnë para kryeministrisë, pasi mazhoranca i pengon fjalën në Kuvend, duke mbyllur...