Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar komande
Vijon në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Christopher Hill, radhën në bankën e dëshmitarëve e ka Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark. Ai tha se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të konsoliduar komande, “që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime apo operacione të caktuara në terren”. “Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme. Pra, nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit të drejtpërdrejtë të komandës, siç e kuptojnë në ushtritë perëndimore”. I pyetur nëse Hashim Thaçi mund të ndalonte dhunën në...