Gonzato: Reforma Zgjedhore, themelore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Gonzato: Reforma Zgjedhore, themelore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ishte i pranishëm këtë të enjte, më 13 nëntor, në një aktivitet të organizuar nga Zyra e Këshillit të Europës për prezantimin e një projekti që mbështet ciklin zgjedhor në vendin tonë, konkretisht për ngritjen e një qendre për trajnimin e administratës që përfshihet në zgjedhje. Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi rëndësinë e demokracisë dhe qeverisjes së mirë si përgjegjësi të përbashkëta dhe reciproke. “Demokracia dhe qeverisja janë përgjegjësi të përbashkëta, reciproke, dhe mbështesin dialogun e hapur, institucione të forta dhe zotime të përbashkëta ndaj jemi mbledhur sot këtu,” u shpreh ai. Ambasadori theksoi rolin kyç të reformës zgjedhore si pjesë të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian: “Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse e rrugëtimit dhe...