“35 zonja shkojnë në një tualet”/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për kushtet: Si sardele, nuk mban më

“35 zonja shkojnë në një tualet”/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet për kushtet: Si sardele, nuk mban më

Në komisionin për Nismat Qytetare, kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, është ankuar për kushtet në të cilat punon ky institucion. Në fjalën e tij, ai u shpreh se mbledhjet mbahen në një ambient që përdoret edhe si arkivë, ndërsa ka vetëm një tualet që përdoret për 35 zonja. “Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49, jemi në po të njëjtat ambiente. Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban...