Këlliçi: Tuneli i Llogarasë i pakolauduar, SPAK t’i vendosë shiritin

Këlliçi: Tuneli i Llogarasë i pakolauduar, SPAK t’i vendosë shiritin

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e tunelit të Llogarasë, për të cilin ministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK. Sipas Këlliçit, tuneli ende nuk është kolauduar dhe për këtë arsye përbën një rrezik potencial për jetën e qytetarëve që e përdorin. “Uroj që të jetë vetëm një hipotezë, por kam një arsye për ta ngritur këtë çështje. I kam drejtuar një pyetje përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës në komision: A është kolauduar tuneli i Llogarasë?” deklaroi Këlliçi. Deputeti demokrat shtoi se nga përgjigjet e marra rezulton se nuk ekziston ende një akt zyrtar kolaudimi për tunelin, çka sipas tij duhet të kishte qenë një pikënisje hetimi për SPAK. “Nuk ka një akt kolaudimi për tunelin e Llogarasë dhe...