Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ish-drejtuesi i Burgjeve paraqitet për herë të dytë në SPAK
Agim Ismaili, ish-kreu i Burgjeve, është paraqitur për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme. Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa Panorama.al ka siguruar pamjet teksa futet në organin e akuzës, por ende s’dihen arsyet se pse është marrë në pyetje. Agim Ismaili u paraqit në Prokurorinë e Posaçme edhe me datën 2 Tetor, në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK.