Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Kufizimi”/ Arrestohen 2 vajza, morën peng 27-vjeçarin, e rrahën dhe tentuan t’i merrnin para, shpallet në kërkim…
Monika Marku dhe Suate Çeloaliaj janë dy vajza të arrestuara në lidhje me një pengmarrje. Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Njoftimi i policisë: Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”. Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni. Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në...