Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sot mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri – Itali, reagon Rama: Ditë historike, nënshkruajmë 16 marrëveshje
Sot do zhvillohet në Romë mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane. Në një postim në Facebook, kryeministri Rama thotë se kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke hapur rrugën për 16 marrëveshje të reja konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme. “Dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.