Ish-prokurori: Ina Rama shpëtoi Lul Bashën, ish-kryetari i PD i ktheu ‘reston’ dhe e votoi në KPA

Ish-prokurori: Ina Rama shpëtoi Lul Bashën, ish-kryetari i PD i ktheu ‘reston’ dhe e votoi në KPA

Ish-Prokurori Ervin Karanxha është shprehur se Lulzim Basha është shpëtuar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama 2 herë, një herë për ngjarjet e 21 Janarit dhe një herë për Rrugën Durrës-Kukës. Komentet Karanxha i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se Basha ia ktheu ‘nderin’ Ina Ramës, duke e votuar në KPA. Karanxha tha gjithashtu se politika shqiptare, majtas dhe djathtas, e kishin menduar të mbyllur dosjen e 21 Janarit, por sipas tij, ishte familja e Aleks Nikës që e ndoqi si çështje. “Ina Rama për çështje proceduriale, për çështjen Durrës-Kukës, për parashkelje të rëndë të procedurës, e zgjati afatin e hetimit dhe shpëtoi Lulzim Bashën. Në 21 Janar çështje proceduriale që duhet të ishte hetuar...