Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri. Në video shihet sesi ekzekutori i afrohet makinës ku po udhëtonin Dani dhe Sheqeri dhe qëllon nga afër ndaj Danit dhe më pas largohet. Pas atentatit autorët largohen me makinën tip Toyota në drejtim të Fushë-Krujës. Gjatë natës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë kryer një operacion të madh kërkimi në atë zonë. Sipas burimeve, 5 grupe të FNSH kanë qëndruar nga ora 23:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit në zonë, duke kryer kontrolle në lokale e banesa, si dhe duke ndaluar automjete të shumta për kontrolle. Ndërkohë, mësohet se Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës...