Nis Panairi i 28-të i Librit, botuesit: Kemi probleme të mëdha me punën rreth librit, sidomos me piraterinë…

Nis Panairi i 28-të i Librit, botuesit: Kemi probleme të mëdha me punën rreth librit, sidomos me piraterinë…

Nga Julia Vrapi Panairi i Librit në Tiranë një ngjarje e rëndësishme kulturore, që mes librave, titujve të rinj në stenda e aktiviteteve të ndryshme sjell në vëmendje dhe problemet me të cilat përballet prej vitesh sektori i librit në vend. Panairi i Librit, që po vijon në Pallatin e Kongreseve në Tiranë këtë nëntor nisi të mërkurën edicionin e 28-të tij. Një ngjarje e rëndësishme kulturore me në qendër  librin, ku botuesit një ditë më parë sollën në vëmendje dhe një sërë problemesh me të cilat përballen në punën e tyre. Pirateria, bibliotekat që janë në situatë katastrofike apo dhe numri në rënie i librarive në vendin tonë, janë disa prej problemeve për të cilat ata u shprehën në ditën e parë të Panairit...