Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sot mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane! Rama e ministrat do të firmosen disa marrëveshje
Për herë të parë, një mbledhje e përbashkët do të zhvillohet sot mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve. Shqipëria dhe Italia gëzojnë një numër të madh marrëveshjesh të nënshkruara apo projektesh të zhvilluara bashkërisht, në fusha si mbrojtja, shëndetësia, teknologjia, infrastrukturë, ekonomi e deri tek mbështetja për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në vitin 2010, dy shtetet firmosën Deklaratën e Partneritetit Strategjik. Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit . Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet...