Big Basta: “Top Fest” ishte një festival i ndershëm, sot jemi bërë gjeneratë ‘njëpërdorimëshe’

Big Basta: “Top Fest” ishte një festival i ndershëm, sot jemi bërë gjeneratë ‘njëpërdorimëshe’

I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duro dhe Edea Demaliaj, artisti i njohur Big Basta ka folur për rrugëtimin e tij në muzikë dhe për ndryshimet që ka pësuar tregu muzikor shqiptar ndër vite. Përveçse reper, ai është edhe producent dhe autor tekstesh, duke kontribuar prej vitesh në formimin e kulturës urbane në vend. Duke u kthyer pas në kohë, Big Basta përmendi me nostalgji festivalin “Top Fest”, të cilin e cilësoi si një nga pikat më të rëndësishme të karrierës së tij. “Më vjen keq, sepse gjithmonë më është dukur një festival i sinqertë, i drejtë, pa hile. Kishte shumë çmime, dhe kjo e bënte më të dukshme drejtësinë e tij,”- tha ai. Në fillimet e karrierës, ai u vlerësua me çmimin “Best...