Christopher Hill në Hagë: Delegacioni i Kosovës ishte dakord me Marrëveshjen e Rambujesë

Christopher Hill në Hagë: Delegacioni i Kosovës ishte dakord me Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill gjatë dhënies së dëshmisë të tij në Hagë sqaroi rrethanat e nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë. Gjatë pyetjes së trupit gjykues, Hill tha se ekipi i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje ishin të bashkuar dhe të unifikuar për nënshkrimin e dokumentit. “Nuk më kujtohet kjo gjë, por ajo çka kujtoj unë është se i gjithë delegacioni i shqiptarëve të Kosovës ishin dakord me marrëveshjen, nuk më kujtohet se kush e ka nënshkruar, por të gjithë ishin dakord që të nënshkruanin dokumentin dhe ishin pozitivë në atë marrëveshje nënshkrimi në Paris. Më duhet të them që isha shumë i kënaqur nga fakti që persona të cilët nuk ishin ulur në një tryezë të përbashkët, nuk kishin pasur të njëjtin mendim në atë...