“Fushë-Kruja dhe Nikla, një ‘zonë e lirë krimi’”/ Vangjeli: Tre elementë që e bëjnë atentatin në Rinas më dramatik

“Fushë-Kruja dhe Nikla, një ‘zonë e lirë krimi’”/ Vangjeli: Tre elementë që e bëjnë atentatin në Rinas më dramatik

Në emisionin “Trialog” në RTSH1, moderuar nga gazetarja Alba Alishani, u analizua atentati i ndodhur një ditë më parë ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit pranë aeroportit të Rinasit, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë. Analisti Lorenc Vangjeli e cilësoi atentatin si një ngjarje jashtëzakonisht dramatike për tre arsye kryesore: së pari, sepse ndodhi në portën hyrëse të kryeqytetit, një zonë që teorikisht duhet të ishte më e sigurta; së dyti, sepse e gjithë dinamika është e dokumentuar me video, pamje që sipas tij flasin më shumë se çdo fjalë dhe e bëjnë ngjarjen edhe më tronditëse; dhe së treti, për shkak të organizimit të komandos që kreu sulmin, i përshkruar si i jashtëzakonshëm dhe i planifikuar në...