Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në bashkinë e Kukësit.  Vendimi i qeverisë vjen afro 3 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse.  Kryebashkiaku që mori fjalët më të rënda të kryeministrit Rama ishte ai i Kukësit, Albert Halilaj.  “Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë. Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë...