Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Përdorimi i armëve nga Garda, i paligjshëm”, ish-ministri i Rendit skanon 21 Janarin: Ikja e Policisë, e gabuar
Bajram Yzeiraj, ish-ministër i Rendit, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh me bindje të plotë se përdorimi i armëve nga Garda në 21 Janar ishte i paligjshëm. “Më 21 janar po bëhen përpjekje të vazhdueshme për të thënë që Garda ka një ligj specifik, që ka zbatuar detyrën, që ka zbatuar ligjin. Unë ju them me kompetencë se përdorimin e armës nga punonjësi i policisë, nga punonjësi i Gardës, e kam dhënë mësim mbi 20 vjet dhe di mirë si i kanë ligjet në Perëndim për përdorimin e armës, rastet dhe kushti që është për çdo rast dhe procedurat që duhen ndjekur. Dhe ju them që nëse prokurorët bien në këtë ujdi që Garda ka zbatuar...