Shehaj/ Mafia lëviz me mbrojtje nga policia, alarm kombëtar

Shehaj/ Mafia lëviz me mbrojtje nga policia, alarm kombëtar

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka analizuar vrasjen e ditës së djeshme në Rinas. Shehaj deklaroi se SPAK ka ngritur disa herë alarmin për dekonspirimin e aksioneve policore nga brenda strukturave, deklaratë e cila i referohet edhe faktit se i plagosur në këtë atentat mbeti edhe një punonjës i AMP, Muçi Shaljani ose Sheqeri. Shehaj tha se bosi i krimit Glimando Dani u vra ndërkohë që truprojë i tij ishte punonjësi i AMP. “E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh” thekson Shehaj. Kreu i Mundësia i bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen tek hetimet dhe...