“Hijenat në studio vetëm sa më motivojnë”, Martini reagon për gjestin pas ndeshjes me Dinamon: I kërkoj ndjesë tifozëve shkodranë

“Hijenat në studio vetëm sa më motivojnë”, Martini reagon për gjestin pas ndeshjes me Dinamon: I kërkoj ndjesë tifozëve shkodranë

Edi Martini ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi. Shkak është bërë tensioni i krijuar nga ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos. Trajnerët nisën me deklarata thumbuese përpara dhe pas takimit. Ndërkohë, pas vërshëllimës së arbitrit Martini ka shfryrë gjithë tensionin e grumbulluar te ai me anë të një gjesti josportiv. Trajneri shkodran ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me këtë veprim, të cilin e lidh vetëm me emocionet e lojës dhe jo si një provokim për kundërshtarët. Ai i ka kërkuar falje tifozëve të Vllaznisë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Ndërkohë, sa i përket kritikave në studiot televizive, Martini është shprehur se thjesht e motivojnë më tepër./Sport Ekspres/