Vrasja e Gilmando Danit, Shehaj: Bosët e krimit lëvizin lirshëm me mbrojtjen e Policisë, SPAK ka ngritur disa herë alarmin

Vrasja e Gilmando Danit, Shehaj: Bosët e krimit lëvizin lirshëm me mbrojtjen e Policisë, SPAK ka ngritur disa herë alarmin

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e ka quajtur një alarm kombëtar vrasjen mafioze të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos një punonjës i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që e shoqëronte.  Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e plotë të momenteve të ekzekutimit në një vendndodhje ku kushtet e sigurisë duhet të ishin shumë të larta, Shehaj thekson se është e qartë që bosët e krimit lëvizin lirshëm me mbrojtjen nga Policia.  “E njëjta polici për të cilën SPAK ka ngritur disa herë alarmin se i dekonspiron aksionet dhe ka ndihmuar personazhe nga bota e krimit dhe politikës të arratiset duke dështuar disa operacione arrestimesh” thekson Shehaj.  Kreu i Mundësia i bën thirrje organeve të drejtësisë që të mos ndalen tek hetimet dhe arrestimet e banditëve,...