“Vetëm një budalla bie në këtë kurth”/ Trump nuk kursen as të vetët, sulmon republikanët që kërkojnë hapjen e dosjes Epstein

“Vetëm një budalla bie në këtë kurth”/ Trump nuk kursen as të vetët, sulmon republikanët që kërkojnë hapjen e dosjes Epstein

Donald Trump ka komentuar mbi emailet e Jeffrey Epstein, të cilat sipas demokratëve e përfshijnë presidentin amerikan në një nga dosjet më të përfolura në media.  Disa orë pasi ato u publikuan nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.  Në një postim në Truth Social, ai pretendon se çështja e Jeffrey Epstein “është një mashtrim” dhe një “kurth” i ngritur nga Demokratët.  Ai komenton se “vetëm një republikan shumë i keq ose budalla do të binte në këtë kurth”.  “Nuk duhet të ketë shpërqendrime ndaj Epstein ose ndonjë gjëje tjetër. Republikanët e përfshirë duhet të përqendrohen vetëm në hapjen e vendit tonë dhe riparimin e dëmit të madh që shkaktuan Demokratët!”, shkroi presidenti.