Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shkodër/ AKU bllokon edhe 75 tonë misër nga Serbia, i njëjti eksportues
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bllokoi edhe 75 tonë të tjerë misër blegtoral, vetëm pak ditë pasi u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar. Sipas drejtorit të AKU Shkodër, Ramir Haderi, misri i ardhur nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike, për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që tejkalon normat e lejuara në Shqipëri. AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezulton se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë. Burime nga dogana e Hanit të Hotit bëjnë të ditur...