Raportim brenda 72 orësh/ Qeveria merr masa të reja kundër…

Raportim brenda 72 orësh/ Qeveria merr masa të reja kundër…

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që përcakton formën, mënyrën dhe procedurën e raportimit të të dhënave nga Autoritetet Licencuese dhe Mbikëqyrëse. Sipas vendimit të miratuar, autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse do të raportojnë menjëherë, dhe jo më vonë se 72 orë nga çasti i konstatimit, çdo dyshim apo informacion që lidhet me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit apo financimin e armëve të shkatërrimit në masë, tek Agjencia e Inteligjencës Financiare. Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe listën e autoriteteve mbikëqyrëse për subjektet e ligjit në këtë fushë. Sipas vendimit, autoritetet mbikëqyrëse që duhet të raportojnë janë: Banka e Shqipërisë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare Organet e qeverisjes qendrore Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të...