Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, plagosen 5 persona

Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përfundon në kanal, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Novoselës. Një automjet tip Benz, duke lëvizur me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e ngjarjes, pesë persona janë plagosur. Shoferi dhe katër pasagjerët kanë qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë. Dy zjarrfikës, si dhe autoambulanca, kanë mbërritur në vendngjarje, që kanë bërë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se pesë të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv