Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Opozita nis të hënën “revolucionin”, Luciano Boçi zbulon detaje nga protesta
Partia Demokratike do të nisë ditën e hënë aksionin opozitar para selisë së qeverisë. Kreu demokrat dhe deputetë të opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ditën e hënë, më 17 nëntor, ora 18:00. Luciano Boçi, nënkryetar i PD, zbuloi më shumë detaje në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi. Ai shpjegon se kjo është një nismë që synon krijimin e një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët, në kushtet kur opozita, sipas tij, është e përjashtuar nga hapësirat parlamentare. Boçi thekson se qëllimi përfundimtar i kësaj qëndrese është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie ekonomike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve...