“Posti juaj duhet të zgjidhet nga qytetarët”, Musk kundër Von der Leyen: Demokracia është themeli i lirisë

“Posti juaj duhet të zgjidhet nga qytetarët”, Musk kundër Von der Leyen: Demokracia është themeli i lirisë

Elon Musk ka komentuar  gjendjen e demokracisë evropiane duke vënë në dyshim legjitimitetin demokratik të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Më një postim në platformën X, miliarderi dhe drejtuesi i Tesla dhe SpaceX shkroi se demokracia është themeli i lirisë dhe se sipas tij posti i Leyen duhet të zgjidhet drejtëdrejt nga qytetarët. “Nëse demokracia është themeli i lirisë, atëherë sigurisht që posti juaj si lidere e BE-së duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, nëse Europa dëshiron të mbrojë demokracinë e saj”, ka shkruar Musk në X. Reagimi i tij erdhi pasi von der Leyen prezantoi iniciativën e re të BE-së “Democracy Shield”, një strategji që synon mbrojtjen nga ndërhyrjet e huaja në internet dhe në proceset zgjedhore. “Demokracia është themeli i...