Fiks Fare/ Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari: Shteti më vodhi

Fiks Fare/ Paratë e sekuestruara zhduken brenda prokurorisë, qytetari: Shteti më vodhi

Një histori absurde ka dalë në dritë nga qyteti i Kukësit, ku një qytetar pretendon se prokuroria i ka humbur paratë e sekuestruara gjatë një hetimi penal. Bëhet fjalë për Hysni Hanin, i cili u arrestua në flagrancë në Fushë-Krujë, pasi akuzohej se do të blinte një armë për ta shitur më pas. Pas përfundimit të proceseve gjyqësore, Hani u dënua me 13 muaj burg, nga të cilët kreu 7 muaj e 15 ditë. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestruan 1 milion lekë të vjetra, 500 euro, dy celularë dhe automjeti me të cilin udhëtonte. Të gjitha këto u regjistruan si prova materiale nga prokuroria, me detyrim që pas përfundimit të çështjes t’i ktheheshin pronarit. Por kur Hysni Hani u paraqit për t’i tërhequr...