Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Demokratët u lanë në baltë”, Balliu shpërthen: Humbja e zgjedhjeve është shuplakë për Berishën, po e çon PD-në drejt..
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Alesia Balliu, e ftuar në një emision televiziv, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha po përdor strategji për të shmangur përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve dhe po e çon Partinë Demokratike drejt shkatërrimit. Sipas saj, nuk ka patriotizëm më qesharak se sa të përdorësh ngjyrën e flamurit të partisë për të mbrojtur veten nga halli personal. Balliu theksoi se Berisha nuk po arrin të bindë as mbështetësit e tij. Ajo shtoi se Berisha e ka kthyer pushtetin “në një muze familjar” dhe se “nuk ka kartë morale ndaj Ramës, pasi edhe vetë është akuzuar për korrupsion”. Sipas saj, çdo protestë e drejtuar nga Berisha i shërben më shumë forcimit të pushtetit të kryeministrit Rama. Ajo e quajti mungesën e...