Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Makina bie në kanal, pesë persona të plagosur në autostradën Vlorë-Levan
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Levan. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës, duke lënë të plagosur pesë persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Bestrovë. Sipas dëshmitarëve, automjeti po lëvizte me shpejtësi kur drejtuesi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rruge. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe shërbimet e policisë. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. gijotina.com/