OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

OBSH: Tuberkulozi, sëmundja më vdekjeprurëre në botë! Shifër rekord infektimesh

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tuberkulozi mbetet sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, teksa raportohet për një shifër rekord infektimesh. Sipas raportimeve, tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga një sëmundje infektive në botë, me rreth 1.23 milionë njerëz që vdiqën prej tij vetëm vitin e kaluar. Kështu tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke nënvizuar se sa i brishtë ka qenë progresi në përballimin e sëmundjes. Vdekjet nga tuberkulozi ranë me 3% krahasuar me vitin 2023 dhe numri i rasteve ra gjithashtu me rreth 2% në nivel global, sipas raportit vjetor të OBSH-së. Rreth 10.7 milionë njerëz u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024: 5.8 milionë burra, 3.7 milionë gra dhe 1.2 milionë fëmijë. Tuberkulozi është një sëmundje e parandalueshme dhe e...