Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Memli Krasniqi jep dorëheqjen, Bedri Hamza pritet të marrë drejtimin e PDK
Krasniqi deklaroi se një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes. Ai tha se se këtë vendim e kishte marrë më herët, por për shkak të zhvillimeve me mungesën e institucioneve ishte detyruar të priste. “Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim më i gjatë i imi mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Është nevoja për të krijuar një momentum dhe një mundësi të re për familjen tonë politike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për të qenë kryeministër i vendit në zgjedhjet e ardhshme, unë konsideroj se kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”. Ish-kandidati...