Berisha poston videon e atentatit ndaj Gilmando Danit: Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që..

Berisha poston videon e atentatit ndaj Gilmando Danit: Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që..

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer përsëri ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit të Rinasit (11 nëntor), ku u vra në atentat në mes të ditës Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së.  Duke ironizuar Policinë e Shtetit, teksa postoi në Facebook edhe videon e momentit të vrasjes, lideri i selisë blu shkruan se uniformat blu nuk i panë vrasësit sepse i kishin sytë të zënë nga maskat.  “Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që kishte mbyllur sytë me maska!”, thekson ai në reagimin e shkurtër karshi pamjeve.  Video e atentatit u publikua edhe nga “Panorama Online”, ku dallohen qartë ekzekutorët me taktikë komando apo paramilitarë, të organizuar, të cilët i zënë pritë në mes...