Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Fillimet” e Preç Zogajt/ Publicisti rikthen në veprën e tij kujtimet e Dhjetorit 1990: Pluralizmi nuk erdhi plotësisht i shëndetshëm
“Fillimet” e ka titulluar publicisti Preç Zogaj veprën e tij që përshkruan një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, rrëzimin e diktaturës dhe lejimin e pluralizmit. Si dëshmitar i rreshtit të parë, në veprën që vjen e ribotuar pas 10 vitesh, autori rrëfen Lëvizjen e Dhjetorit, që e cilëson ngjarjen më të rëndësishme për vendin pas shpalljes së pavarësisë. “Fillimet janë ngjarje, në të cilat u plazmua ajo që ndodhi pas vitit 1990 dhe deri më sot. Kushdo që e lexon librin tim, e kupton që këto fillime nuk kanë mbaruar kurrë. Ky nuk është një lajm i mirë”, u shpreh Zogaj. Herë si protagonist e herë si dëshmitar, Preç Zogaj raporton me objektivitet ngjarjet e stuhishme të viteve ’90, duke nisur...