Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ka vetëm dy gjini”, Luarasi: Ligji për barazinë gjinore mbron gratë nga diskriminimi
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, komentoi në një intervistë për Klan News miratimin e ligjit për barazinë gjinore në Kuvend. Ajo theksoi se ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e grave nga diskriminimi dhe nuk ka asnjë element që cenon familjen tradicionale. “Ka qenë një ligj që ka pasur debate të shumta. Më 2025, janë rikthyer diskutimet sikur po cenon familjen. Nuk cenohet familja. Narrativa se gjasme ligji prish familjen është e paguar”, tha deputetja Luarasi. Ajo sqaroi se ligji njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke kundërshtuar interpretimet e gabuara që kanë qarkulluar në publik. “Edhe ky ligj dy gjini njeh. Ligji sheh barazi mes dy gjinive. Nuk krijon asnjë gjini të re”, theksoi ajo. Sipas Luarasit, ligji ka si synim kryesor garantimin e trajtimit të barabartë për gratë dhe burrat në të gjitha...