Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Spahia zbulon dëshminë: Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia duke folur paraditen e sotme tek SPAK, është shprehur se çështja ndaj tij është tërësisht politike. Gjatë deklaratës për gazetarët, Spahia u shpreh se, paditësi i tij, e ka thënë qartësisht se çështja e ngritur është tërësisht politike. ‘Paditësi Mark Molla pranoi në gjykatë se interesi i tij ishte lufta politike’, tha Bardh Spahia gjatë deklaratës për gazetarët. Spahia është në proces gjyqësor në SPAK, pasi Mark Molla një ish-punonjësi bashkisë së Shkodrës, e ka denoncuar atë për largimin nga puna, në kohën kur deputeti i PD-së, mbante detyrën e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.