E PLOTË/ “Kemi të njëjtin shpirt gare, do jetë ndeshje delikate”, Sylvinho: Play Off hap i vështirë, mendojmë vetëm për Andorrën

E PLOTË/ “Kemi të njëjtin shpirt gare, do jetë ndeshje delikate”, Sylvinho: Play Off hap i vështirë, mendojmë vetëm për Andorrën

Shqipëria do të përballet me Andorrën të enjten, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim i cili është shumë i rëndësishëm për arritjen në Play Off, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, doli në konferencë për shtyp. Çfarë pret nga ndeshja e nesërme? – Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës ka shumë kohë me skuadrën dhe e njeh shumë mirë ekipin. Reparti i prapavijës është shumë i mirë dhe ai nxjerr maksimumin nga ekipi i tij. Janë një ekip që pëson maksimumi dy gola, dhe këtë e kemi parë edhe te ndeshjet e tjera që kemi analizuar me kundërshtarët e tjerë. Edhe në Tiranë ishte e vështirë në fillim. Më pas shënuam dhe ishim pak më të qetë. E kemi parë edhe te ndeshjet...