Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Vllaznia dominon rivalët direkt, tri fitore në pesë duele për kreun e Superiores
Vllaznia tregoi edhe njëherë forcën e saj këtë kampionat, duke triumfuar me rezultatin 1- 0 ndaj Dinamos. Duel që u zhvillua në kuadër të javës së 11- të të Superiores dhe që lejon shkodranët të kryesojnë në barazim pikësh me nga 23 të tilla së bashku me Elbasanin. Por, kuqeblutë kanë si avantazh golavarazhin dhe ndeshjet direkte ndaj verdhebluve, prandaj edhe qëndrojnë në krye të tabelës së klasifikimit. Ajo çfarë ka bërë diferencën deri më tani në sezonin e 9 herë kampionëve të vendit tonë, janë pikërisht ndeshjet ndaj rivalëve direkt. Kështu Vllaznia në dy përballje deri tani ndaj Egnatias, ka arritur një fitore 2-0 në fazën e parë e një barazim 2-2 në Rrogozhinë në javën e 10-të të fazës së dytë. Ndaj Dinamos,...