Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Pavarësia dhe qëndrueshmëria e Bankës së Shqipërisë”/ FMN dhe BQE: Themel i progresit kombëtar
Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), përfaqësueset e dy institucioneve të rëndësishme të financave ndërkombëtare vënë theksin në rëndësinë e pavarësisë së bankës qëndrore dhe qëndrueshmërisë institucionale. Në mesazhet e tyre me rastin e 100 vjetorit të Bankës së Shqipërisë ato vlerësuan rolin e saj në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Për drejtuesen e FMN-së, historia e Bankës qendrore shqiptare është pasqyra më e mirë e evolucionit të shtetit shqiptar, nga standardi i arit e deri te politikat moderne të shënjestrimit të inflacionit. “Pavarësia e bankave qendrore është shumë më tepër se një teknikalitet formal – ajo është gur themeli i qëndrueshmërisë kombëtare,” deklaroi Georgieva, duke nënvizuar rëndësinë e kuadrit ligjor, transparencës dhe komunikimit të...