Mbledhja e dy qeverive Itali-Shqipëri, Rama niset sonte drejt Romës (Agjenda)

Mbledhja e dy qeverive Itali-Shqipëri, Rama niset sonte drejt Romës (Agjenda)

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot, 12 nëntor, drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja apo infrastruktura.  Ditën e enjte, 13 nëntor, Kryeministri Rama do të takohet me homologen e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.  Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.  Pallati Chigi informoi më herët se takimi do të zhvillohet në orën 11:30 në Villën Doria.  Në prag të kësaj mbledhjeje, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje...