Prokurorja e Sarandës Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

Prokurorja e Sarandës Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për procedimin disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj. Inspektorja e ILD-së, Lindita Ziguri u qëndroi parashtrimeve për shkelje nga ana e Sadikajt të rregullave e solemnitetit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administrates, si dhe u kërkua të caktohet masa vërejtje publike. Sadikaj i kundërshtoi si të pabazuara e të padrejta pretendimet dhe kërkimet e ILD-së. Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të...