Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Skandali në Itali/ Turistët paguan mijëra paund për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës
Prokurorët në Milano kanë çelur një hetim ndaj disa turistëve të pasur italianë, të cilët dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për një “safari njerëzor” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, e madje, gazeta e njohur britanike pretendon se për vrasjen e fëmijëve, kishte tarifa shtesë. Ky “turizëm snajperistësh”, sipas Daily Mail, pretendohet të ketë ndodhur gjatë Luftës së Bosnjës, kur mes viteve viteve 1992 dhe 1996, vetëm në Sarajevë u vranë mbi 10,000 vetë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve. Rrethimi i saj konsiderohet më i gjati i një kryeqyteti në historinë e luftrave moderneve. Turistët, që mendohet të kenë pasur lidhje me qarqet e ekstremit të djathtë, mund të kenë paguar sipas hetuesve anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës...